Si sot, më 4 qershor 1922 në Shkodër u lind aktori Ndrek Shkjezi.
Ai ka qenë ndër bashkëthemeluesit e Teatrit të Shtetit në vitin 1947, ku edhe ka dhënë kontributin e tij në skenën e këtij teatri deri në vitet ‘80.
I njohur edhe në kinema me rolin e tij të parë të vitit 1953 tek filmi “Skënderbeu”. Do të shfaqej në kastet e filmave më të dashur shqiptarë, sikurse janë: “Cuca e maleve”, “Prefekti”, “Një djalë dhe një vajzë”, “Radiostacioni”, “Shoku ynë Tili” etj.
Aktori është ndarë nga jeta në vitin 2000. Për meritat e tij artistike, Shkjezi është vlerësuar me Urdhërin “Naim Frashëri” dhe në vitin 1989 ka marrë titullin “Artist i Merituar”.