Një jetë e shkurtër por e jetuar me intensitet shumë të lartë, duke qenë protagonist i zhvillimeve më të rëndësihme në Shqipëri nga viti 1990 deri me 12 shtator 1998. Pas 22 viteve kur ai nuk është në mes nesh, kështu mund të përmblidhet vetëm në pak fjalë jeta e Azem Hajdarit, i cili 26 vjet më parë u vra para selisë së partisë së ideoi vetë në dhjetor ’90, Partisë Demokratike.
Ngjarja pati jehonë të madhe në mediat ndërkombëtare, ndërsa edhe sot e kësaj dite, duket se ka akoma për të thënë e për të zbuluar për atë që Ismail Kadare e cilësoi “vrasja e shekullit”. Ishte vetëm 35 vjeç kur u largua nga kjo botë, duke lënë pas bashkëshorten Fatmirën, djalin Kirin, vajzën Rudinën, ndërsa më pas, do të vinte në jetë Azemi, djali i tij që nuk do ta njihte kurrë babaë e tij.
Një figurë politike që nuk bënte lehtë kompromise, sidomos me bindjet e tij, Azem Hajdari ishte shēnjēstër e atēntāteve në shumë raste, sidomos pas vitit 1997.
Në qershor të vitit 1997, në Shkallnuer të Durrësit, në gusht të vitit 1997 në Qafën e Buallit në Sarandë, më 18 shtator të vitit 1997 në korridoret e Kuvendit të Shqipërisë, më 14 shkurt 1998 në Milot ku ndodhej edhe djali i tij 14-vjeçar Kiri, më 3 qershor 1998 kur ishte në makinë me drejtorin e përgjithshëm të RTSH-së në atë kohë.
Në vitin 2002, Presidenti i Republikës Alfred Moisiu i akordoi titullin më të lartë të shtetit shqiptar, “Nderi i Kombit”. Rrugën e Azem Hajdarit në PD dukej se do ta vazhdonte vajza e tij, Rudina, e cila në 2017, u bë pjesë e Parlamentit nga listat e demokratëve. Në shkurt 2019, kur opozita e bashkuar dorëzoi në bllok mandatet, Hajdari refuzoi duke qendruar. Pikërisht në këtë moment, rrugët e PD-së dhe Rudina Hajdarit u duket se u ndanë, ndërsa vajza e Azemit kandidoi në 2021 për Nismën Thurje. Megjithatë, ajo u rikthye, duke qenë sërish pjesë PD, partisë së themeluar nga i ati, Azem Hajdari. /ShkodraWeb/