Nga Paulin ZEFI
Punimet e tij u zhvilluan me dt.14&15-janar-1703 prane Kishes mesjetare te Shen.Gjon Kryepremit/Pagezorit(1292)ne fshatin Merqi te Lezhes…
*Kembana madheshtore e kesaj kishe e cila eshte vjedhur ne vitin 2012 nga anti-Shqiptaret, akoma nuk eshte gjendur per t’u rikthyer ne vendin e saj, por gjithashtu jam/jemi akoma ne pritje te miratimit te kerkeses(2015) qe ky objekt kaq i rendesishem i Trashegimise tone Kulturore Kombetare te fitoje statusin si Monument Kulture. Ceshtjen e vjedhjes se Kembanes e kam ngritur si shqetesim qe ne vitin 2014 duke kerkuar prane Drejtorise se Policise dhe Prokurorise se Lezhes per rihapjen e procesit te hetimeve dhe e kam ngritur si shqetesim edhe ne Media ne menyre te perseritur ku e fundit ishte pronocimi im ne Top Channel per emisionin investigativ Fiks Fare por situata vazhdon te jete e njejte dhe kembanorja e hijshme, qendron e zbrazet nderkohe qe kembana(sipas Policise&Prokurorise) eshte trafikuar per ne shtetin fqinj, Mali i Zi.
Te gjithe po presim dhe sidomos banoret e nderuar te fshatit Merqi ne Lezhe, por s’e dime cfare po presim sepse po na duket vetja sikur po vendosim ne skene vepren “Waiting for Godot(Duke pritur Godonë)” e shkruar ne vitet 1948-1949 nga dramaturgu, poeti, novelistit irlandez dhe fituesi i cmimit Nobel per Letersi ne vitin 1969,”Samuel Barclay Beckett(1906-1989)” ku njeri nga personazhet kryesore, Estragoni, nderkohe qe pret Godone se bashku me Vladimirin, ai shprehet se; “Asgje nuk ndodh, askush nuk vjen, askush nuk shkon, kjo eshte e tmerrshme”!!!….
“Kuvendi/Koncili Kishtar i Arbrit(1703)”…Nje restrospektive e shkurter historike.
*Ky kuvend u organizua me urdher te Papes Shqiptar;”Klementi i XI-te/Giovanni Francesco Albani(1649-1721)”por punimet u kryesuan nga”Arqipeshkevi i Tivarit,Imzot.Vincens Zmajevic”…….. Ne kete Kuvend, u moren vendime me rendesi te jashtezakonshme,vendime te cilat mbronin identitetin tone Kombetar,shenjterine e Familjes-Shqiptare,percaktonin zbatimin rigoroz te riteve fetare(Katolike)perballe Islamizimit nga ana e P.Osmane,por gjithashtu,aktet themelore konsistonin ne;Ruajtjen e Besimit-Katolik dhe praktikimin e tij duke u pershtatur me doket&zakonet Arbnore,kremtimin e Meshes se shenjte vetem ne Gjuhen-Shqipe,hapjen e Shkollave te reja ne Gjuhen-Shqipe apo ruajtjen e Shkollave ekzistuese,mirembajtja&rindertimi i Kishave Katolike Arbnore apo ndertimi i objekteve te reja religjioze,etj.etj.etj….
*Per nga rendesia Historike”Kuvendi i Arbrit-1703″eshte kuvendi i II-te pas”Beselidhjes se Lezhes(2-mars-1444)”por gjithashtu,per here te pare ne burimet historike,dokumentohet emertimi i ri”Skipetar/Shqiptar”ne baze te Akteve/Dekreteve te ketij Kuvendi te cilat u shtypen dhe u publikuan ne Gjuhen Shqipe,3-vite me vone,pra ne vitin-1706……