Súlmi final nisi me 6 prill 1453. Sulltani turk Muhameti i Dytë, sulmoi Kostandinopojën nga toka dhe nga deti me një ushtri rreth 200 mijë njerëz. Të rrethuarit ishin pesë herë më pak. Ushtria otomane dispononte artileri moderne dhe të fuqishme (mes të cilave edhe topat më të mëdhenj që ekzistonin në botën e asaj kohe), që thërrmuan muret antike të shekullit të V- të pas Krishtit, ndërsa bizantinët mbroheshin me armë antikuare.
Thirrjes së tyre të deshperuar për ndihmë iu përgjigjen vetëm 600 venecianë, 700 gjenovezë të udhëhequr nga i mirënjohuri ushtar i aventurës Giovanni Giustiniani Longo dhe një skuadër katalanese. Ia dolën vetëm të zgjasnin për disa ditë mbrojtjen e qytetit.
Mëngjesin e 29 majit 1453, turqit otomanë hynë në Kostandinopojë. Perandori i fundit bizantin, Kostandini XI Peleologu, ra duke luftuar. Banorët u másàkruán. Kisha e Shën Sofisë u transformua në xhami. Kostandinopoja u quajt Stamboll dhe u bë baza mbi të cilën otomanët ndërtuan fuqinë e tyre detare.