Tetë vjet më parë do të ndahej krejt papritur nga jeta ish- deputeti i PD-së Gilman Bakalli, pedagog i UET- së. Gilman Bakalli u nda nga jeta me 8 tetor 2016, në moshën 49-vjeçare, shkak është bërë një sëmundje e rëndë.
Pavarësisht jetës së shkurtër, ai krijoi profilin e një anti- konformisti të pashoq, një personaliteti jo vetëm të arsimit shqiptar por edhe në politikë, edhe pse nuk qëndroi më shumë se 4 vite pjesë aktive si deputet.
Gilman Bakalli kishte një kontirbut të vyer edhe në publicistikë, edhe në media. Ai ishte i pranishëm me qendrimet e opinionet e tij në mediat lokale dhe ato qendrore, duke dhënë me guxim mendimet e tij.
Ikja shumë e parakohshme e profesorit dhe humanistit tronditi jo vetëm familjarët e tij, por edhe miqtë e bashkëpunëtorët. Ish-deputeti kishte zbuluar vetëm një muaj para vdekjes sëmundjen e rëndë, leuçemi akute.
Që prej diagnostikimit, shëndeti i tij u përkeqësua ndjeshëm, ndërsa përbënte një rast të pazakontë humbja e jetës brenda muajit. Gilman Bakalli ndërroi jetë pasditen e 8 tetorit në spital, ku edhe po kurohej.
Homazhet në nderim të Gilman Bakallit u zhvilluan në vendlindjen e tij, në qytetin e Shkodrës, në hollin e bashkisë. Prej vitesh, Gilman Bakalli kujtohet përmes një eventi, garë me biçikleta, mjeti i pandarë lëvizës i të ndjerit.