Vleresimi i figures se Abaz Kupit kerkon domosdoshmerisht rishikimin e histories se Shqiperise gjate Luftes se II Boterore. Me figuren e Abaz Kupit mund te krenohet cdo nacionalist, patriot dhe cdo shqiptar. Me figuren e Abaz Kupit nderohet edhe shteti Shqiptar.
Abaz Kupi nacionalisti dhe patriot me nje kontribut te jashtezakonshem ne luften kunder pushtuesve nazifashiste, bashkimin e te gjithe shqiptareve pavaresisht bindjeve politike, shmangien e luftes vellavrasese te nxitur dhe ushtruar nga Partia Komuniste dhe E. Hoxha, rrezimin e komunizmit dhe rivendosjen e Monarkise
Shteti Shqiptar ka detyrim moral qe te vleresoje figuren e Abaz Kupit si dhe rikthimin e eshtrave te tij ne Shqiperi. Me daten 9 janar do te nderonte jete ne SHBA Abaz Kupi themeluesi dhe kryetari i Partise Levizja e Legalitetit.
Figura e Gjeneral Abaz Kupit eshte e pandare nga figura e Mbretit Zog I dhe nga Partia Levizja e Legalitetit si themeluesi i saj ne vitin 1943 por edhe si lideri i saj historik jo vetem ne mergim. Abaz Kupi ka nje kontribut jashtezakonisht te madh ne jo vetem ne periudhen e krijimit te shtetit shqiptar dhe Mbreterise Shqiptare por edhe ne periudhen e Luftes se II Boterore.
Më 1920 mori pjesë në Luftën e Koplikut. U gradua toger e më pas major; u caktua komandant i xhandarmërisë së Durrësit. Abaz Kupi do te ishte personi qe i ngarkuar nga Mbreti Zog do te organizonte qendresen kunder pushtimit fashist me 7 prill 1939 duke i treguar opinionit nderkombetar se Shteti Shqiptar nuk e pranoi pushtimin fashist duke hedhur poshte propoganden e italise fashiste se gjoja shqiptaret e “kishin pritur me lule” ushtrine italiane. Me kete qendrese shteti shqiptar u pozicionua kunder bllokut fashit dhe pro shteteve dhe aleateve antifashist SHBA Angli….
Abaz Kupi do te ishte inisicator dhe kontributori kryesor i Konferencen e Pezes 16 shtator 1942, kontribut i gjeneral Abaz Kupit ku dominimi i figurave dhe krahut nacionalist ne organet drejtues ishte dominues ndaj komunisteve. Vete diktatori Enver Hoxha drejtuesi i Partise Komuniste ne nje shkrim te botuar ne gazeten Zeri i Popullit, organ i Partise Komuniste, ne nr 11-12 shkurt 1943, do te shprehej per Abaz Kupin me keto fjale: “ Ditet e para te prillit 1939 populli shqiptar ishte ne kembe me nje zemer dhe nje parulle…. Ne Durres luftonte Abaz Kupi kundra mijera e mijera fashisteve qe po zbarkonin. Bazi i Canes dhe djemte e shqiperise te frymezuar prej nje dashurie te madhe per Atdheun me te vetmen pushke te shqiptarit e bene armikun te kthehej ne vapore e te linte ne molo qindra te vrare…. Major Bazi ishte kudo, ne cdo pozicion degjohej zeri i tij “Djema godisni armikun pa meshire se keshtu e lyp ndera e Atdheut”. Patrioti i vertete nuk lufton vetem me fjale por me vepra dhe Bazi i Canes mendimet e tij i realizonte ne fushen e luftes..Bazi i Canes, i Krujes, Bazi i Pezes do te vazhdoje luften deri ne fitore….”
Duke e konsideruar si domosdoshmeri bashkimin e te gjithe shqiptareve pavaresisht nga bindjet politike dhe duke qene se Abaz Kupi kishte marredhenie me te dy krahet si me Ballin kombetar por edhe me komunistet ishte nismetar i Konferences se Mukjes 1-2 gusht 1943 dhe kryesonte delegacionin Keshilli Nacional Clirimtar ku u moren vendime shume te rendesishme per fatin dhe ardhmerine e Shtetit shqiptar :
1-Lufte immediate kunder armikut okupator per clirimin e Shqiperise,
2- Indipendencen e plote te Shqiperise ne kufijte e vitit 1913 dhe bashkimin me atdheun te trojeve tebanuara prej shqiptareve te shkeputura padrejtesisht,
3-Forma e rregjimit te caktohej prej vete shqiptarve mbas clirimit nepermjet nje asambleje kushtetuese.
Programi miratuar dhe firmosur ne Mukje nga te gjithe krahet politike: Nacionalistet te perfaqesuar nga Abaz Kupi, Partia Komuniste dhe Balli Kombetar. Partia Komuniste duke qene se binde ndesh me planet e komunisteve Jugosllave, E Hoxha i urdheruar nga perfaqesuesit jugosllave hodhen poshte marreveshjen e Mukjes dhe ky moment do te perfaqesonte fillimin e perplasjes politike dhe luftes civile ne Shqiperi.
Ne keto rrethana me 21 nentor 1943 Abaz Kupi therret kuvendin e Zall Herrit ku u shpall krijimin e Organizates Kombetare Levizja e Legalitetit ( sot Partia Levizja e Legalitetit) dhe Abaz Kupi kryetari i saj.
Abaz Kupit gjate Luftes II Boterore bashkepunoi vetem me misionet Anglo- Amerikane ne Shqiperi gje qe provon orientimin pro perendimor dhe antikomunist te tij dhe Partise Levizja e Legalitetit , nderkohe qe Partia Komuniste drejtohej dhe bashkepunonte me perfaqesuesit e Partise Komuniste Jugosllave dhe Sovjetike
Abaz Kupi dhe forcat ushtarake te Legalitetit kishin si objektiv kryesor luften kunder pushtuesit nazifashist dhe dhe clirimin e vendit, Partia Komuniste dhe E. Hoxha kerkonin te merrnin me cdo mjet pushtetin.
Ndersa Partia Komuniste dhe E Hoxha kerkonin eleminimin me cdo kusht te Abaz Kupi pasi e konsideronin si pengese per realizimin e synimeve te tyre, filluan te sulmonin prapa kraheve forcat e Legalitetit dhe Ballit kombetar.
Megjithese Abaz Kupi u mundua te shmangte cdo perplasje luftarake me komunistet filluan luften civile dhe vellavrasese kunder kundershtareve te tyre politike dhe cetave luftarake te Legalitetit dhe Ballit Kombetar. Abaz Kupi si edhe shume perfaqesues te Legalitetit dhe Ballit kombetar me vendosjen e komunizmit ne 1944 u detyruan te largoheshin jashte Shqiperise
Mbas largimit nga Shqiperia Abaz Kupi si drejtuesi Organizates Kombetare Levizja e Legalitetit eshte inisiator i organizimit te emigracionit antikomunist dhe krijimit ne vitin 1949 te “Komitetit Shqiperia e Lire” ku drejtues u emerua Mithat Frasheri, ndersa Abaz Kupi do te caktohej drejtues i operacioneve ushtarake. Komiteti Shqiperia e Lire kishte qellim rrezimin e qeverise komuniste duke bashkepunuar me aleatet perendimor.
Diktatori Enver Hoxha dhe shteti komunist duke pare aktivitetin Abaz Kupit ne shtetet demokratike perendimore per rrezimin e qeverise komuniste, do te bente perpjekje maksimale per ta ekstraduar ne Shqiperi. Per te arritur kete qellim E. Hoxha nepermjet perfaqesuesve te sigurimit shqiptar dhe lidhjeve me avokatin francez Zhuvenel botoi në gazetën “Humanite” (organ i Partisë Komuniste Franceze) një numër artikujsh kundër Abaz Kupit dhe eksponentëve kryesorë të mërgatës politike shqiptare në Perëndim, duke i cilësuar ata si kriminelë lufte.
Abaz Kupi do te ngrinte padi kunder shtetit shqiptar per shpifjet dhe akuzat e padrejta qe po i beheshin dhe vendimi i dhene nga gjykata Franceze e cila e denoi me gjobe shtetin shqiptar ishte nje diskreditim per diktatorin E Hoxha. Abaz Kupi vdiq me 9 janar ne SHBA.
Familja Kupi do ti nenshtrohej nje persekutimi te pashembullt gjate viteve te rregjimit komunist.
Cdo vit me 9 janar ne SHBA, New York, Partia Levizje e Legalitetit ne bashkepunim me organizata te tjera te shqiptareve ne SHBA organizojne perkujtimin e figures se Abaz Kupit dhe vendosjen e kurorave me lule ne varrin ku prehet Abaz Kupi.
Kete vit ne SHBA u organizua takimi perkujtimor ne nderim te figures se Abaz Kupit. Takimin e hapi kryetari I PLL dega Nju jork Hakik Mena, pershendeten Asllan Bushati i organizates Vatra, veterani legalist Ndrec Gjergji, derguan pershendetje: Shpetim Axhami kryetar i PLL Tirane dhe Ilir Kuka ish/ kryetar i PLL Shkoder. Ne emer te familjes Kupi pershendeti z Sokol Kupi. Partia Levizja e Legalitetit i ka kerkuar qeverise shqiptare ngritjen e nje komisioni per vleresimin e figures se Abaz Kupit dhe kthimin e eshtrave te tij ne Shqiperi.