Teatri “Migjeni”, artëdashësit, të afërmit, miqtë, kolegët, të njohurit kujtojnë aktorin e mirënjohur Viktor Bruçeti, në 86 vjetorin e lindjes.
Viktor Bruçeti, lindi në Shkodër, më 26 shkurt 1938. Studimet e larta për aktor i nisi në Akademinë e Arteve në Bukuresht, Rumani, të cilat i nderpreu për shkak të keqësimit të marrëdhënieve politike ndërshtetërore të kohës. Më pas vazhdon studimet në Shkollën e Lartë “Aleksander Moisiu” në Tiranë.
Në gusht të vitit 1963, fillon punën si aktor në teatrin “Migjeni” të Shkodrës dhe vijoi aty deri në vitin 1999, kur u largua nga Shqipëria. 60 vjetorin e lindjes dhe 35 vjetorin e veprimtarisë artistike e feston në skenë, në interpretimin në komedinë ” Për një L”, në vitin 1998. Viktori shquhet për realizimin e dhjetra roleve në skenë e në kinema. Karakteret dhe mjeshteria e fjalës artistike të Viktorit kanë mbetur të ngulitura në kujtesën e spektatorit.
Viktor Bruçeti, në 70 vjetorin e teatrit, vlerësohet nga Presidenti i Republikës me titullin e lartë “Kalorës i Udhërit të Flamurit”.
Viktori ndahet nga jeta, me 8 tetor 2010. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!