Si sot dy vjet më parë, dita u hap me një lajm shumë të trishtë. U përcoll për në banesën e fundit Fadil Kraja, dramaturgu dhe shkrimtari i mirënjohur shqiptar, i cili kishtë ndërruar jetë një ditë më parë, me 18 nëntor 2021. Lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta, e ka përcolli në rrjete sociale vajza e tij, e cila mes të tjerave shkruante:
“Sot, heret nadje, ne moshen 91 vjeçare, im at mylli syt pergjithmon, i rrethum nga njerzit e dashtun… Homazhet do t’bahen ne shpin e tij t’dyt Teatri Migjeni, prej ores 9.00 der ne 12.00. Ne oren 12.00, prej aty do t’percillet n’banesen e fundit.”
Mjeshtri i Madh Fadil Kraja, la pas tij një krijimtari të pashoqe, e cila do ta mbajë përherë në mesin e të gjallëve, ashtu siç ndodh me kolosët e artit në Shqipëri e kudo në botë.
Dy vjet mungesë fizike, por Fadil Kraja vijon të jetë mes nesh me veprat e tij, të cilat i siguruan pavdekësinë! Pushofsh në paqe Profesor!
Kush ishte fadil Kraja
Fadil Kraja u lind në Shkodër, Shqipëri, më 1931. Shkollen e mesme e kreu ne gjimnazin e Shkodres ku spikati me talentin per letersine. Studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhe-Letersi. Pas diplomimit punoi ne profesionin e mesuesit te cilin e trashegonte edhe nga familja e tij.
Në vitin 1950, filloi punën për herë të parë si mësues në fshatin Mjedë. Në atë kohë nuk kishte shkollë në këtë fshat keshtu qe mesimi zhvillohej në shtëpinë e njerit prej banoreve, Hasan Metit. Kjo shkolle kishte 50 nxënës të ardhur nga 8 fshatra: Shelqet, Spathar, Laç, Qyrsaq, Hajmel, Ganjoll, Kaç, Naraç, dhe 4 mësues; Isak Ramadani, Fadil Kraja, Rifat Barbullushi, Gita Shani.
Fadil Kraja kontribuoi për vite me radhë si një mësues i nderuar në fshat e qytet duke nxjerrë nga duart e tij nxënës e studentë që u shquan me pas në fusha të ndryshme psh. ne letërsi dhe art.
Fadil Kraja luajti rol të madh edhe në gjallërimin e Gjimnazit të Shkodrës si mesues i letersise. Me vone ai punoi si pedagog i letërsisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” – Shkodër.
Për disa kohë drejtoi Klubin e Rinisë dhe më vonë qe anëtar i përhershëm i Këshillit Artistik në Teatrin “Migjeni”.
Teatri i Gjakovës për herë të parë është inaguruar me dramën “Fisheku në pajë” dhe në vitin 2000, kur Gjakova po digjej, në këtë teatër po jepej drama “Dasma e trojeve tona”.
Ne Teatrin e Strugës eshte shfaqur drama “Hisja e diellit”, ne Teatrin e Tuzit eshe luajtur drama “Tronditje” dhe ne shqiptarët e Detroit të SHBA eshte luajtur drama “Jorgani”. Dramat e Fadil Krajes shquhen për patriotizem, per dashurinë për atdheun e popullin.
Dyzet vite më parë ne Klinë të Kosovës u shfaq drama “Baca i Gjetajve” që përveç ndikimit në ndërgjegjen kombëtare të banorëve të kësaj ane, solli edhe raprezalje nga pushteti sllavo-komunist i Beogradit. Disa nga drejtuesit e kulturës atje të asaj kohe u burgosën. Por shkrimtarit iu bë më vonë një dhuratë suprize krejtësisht e veçantë prej Klines – një album me fotografi bërë para 35 viteve gjatë shfaqjes së dramës “Baca i Gjetajve” në këtë qytet. Prof. Fadil Kraja e cilësoi këtë si dhuratën më të veçantë që kishte marrë ndonjëherë në jetën e tij artistike.
Nga viti 1972 gjer më 1992 ka qenë shkrimtar në profesion të lirë, duke vazhduar si pedagog i jashtëm në fakultet dhe njëkohësisht Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Degën e Shkodrës.
Fadil Kraja ka patur nje bashkepunim te ngushte me trupen virtuoze te aktoreve te Teatrit te Shkodrës, sidomos me Serafin Fanko regjisori i suksesshem i “Fisheku ne paje” me te cilin e bashkoi puna, gëzimet dhe emocionet, përkushtimet dhe suksestet e skenës. Veprat e tij jane luajtur nga aktore te mrekullueshem te skenes se teatrit te Shkodrës si Ndrekë Luca, Tinka Kurti, Ndrekë Prela, Lec Bushati, Vitore Nino, Bep Shiroka, Ymer Bala, Elez Kadrija, Rikard Ljarja, çifti Bruno Shllaku e Paskualina Gruda, si dhe shumë aktorë të trupave profesioniste të Tiranës, Korçës, Elbasanit, Fierit, Vlorës dhe trupës prestigjoze të Prishtinës
Rreth katër vite më parë, ne 2015, shkrimtari dhe dramaturgu Kraja u ftua dhe mori pjese në një simpozium nga shoqata joqeveritare rinore “Koha e re”, në qytetin shqiptar të Tuzit, në Mal të Zi. Ne kumtesen e tij ai bëri një pasqyrim të thellë shkencor historisë shumë shekullore të Malësisë, lidhjes së saj me qytetin e Shkodrës, kontributit të kësaj krahine të madhe në mbrojtjen e trojeve shqiptare, por u ndal edhe në evidentimin e vlerave kulturore e shpirtërore, si një pasuri e madhe e kulturës kombëtare.
Si ftuar nderi ne promovimin e librit “Dhuna” me autor Lekë Imeraj, ne Kline te Kosoves, një libër shkencor-filozofik, profesori tregon se ky aktivitet do të mbetej për të një aktivitet krejtësisht i veçantë.
Pena dhe mendja e Fadil Krajes edhe në këtë moshë te vone është vitale dhe e pashterrshme dhe shkrimtari vazhdon të hedhe ne leter jo kujtime, por vepra të reja. Vetem para pak javësh trupa profesioniste e Teatrit “Migjeni” vuri në skenë komedinë “Një krismë armiqësore” e cila korri sukses jo vetëm në qytetin e Shkodrës, por fitoi Çmim të parë dhe Flamurin e Festivalit mbarëkombëtar të Komedisë shqiptare në Mitrovicë, Kosovë.
Fadil Kraja është fitues i dhjetra çmimeve letrare e sidomos në dramaturgji. Ai është Laureat i Çmimit të Republikës. Kontributi i tij është çmuar edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani, i cili i ka dhënë titullin e lartë “Mjeshtër i madh”.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta me rastin e 70 vjetorit të themelimit të trupës profesioniste të Teatrit “Migjeni” në Shkodër, e dekoroi shkrimtarin dhe dramaturgun Fadil Kraja me Urdherin e Kaloresit te Flamurit.