Gjon Shllaku, një nga helenistët dhe përkthyesit më të mirë të Shqipërisë, një emër shumë i rëndësishëm dhe me peshë për Shkodrën, ka sot 100 vjetorin e lindjes. I ndarë nga jeta në vitin 2003, sot Gjon Shllaku duhej të kujtohej edhe përmes eventeve nga bashkia apo edhe ministria e linjës.
Në fakt, është heshtje totale dhe në këtë ditë, e kujtojnë vetëm familja, të afërmit e tij por edhe disa miq në përmes rrjeteve sociale. Kushdo që lind edhe do të vdesë por intelektualë të kalibrit të Gjon Shllakut, janë të destinuar të jetojnë në përjetësi. Do të mjaftonte vetëm përkthimi i “Iliada” që Gjon Shllaku të futej në përjetësi. Më poshtë, një shkrim- manifest i Gjon Shllakut për Gegnishten tonë.
“Gegnishtja nuk është dialekt i asnji gjuhe, përfshi Shqipen. Gegnishtja asht gjuha ma e vjetër e kontinentit e për fat të mirë flitet edhe sot e kësaj dite, ashtë një minierë florini për gjuhëtart (shkenctart). Nuk di a egziston një gjuh tjetër e gjallë, që pasqyron në mënyrën ma besnikë të mundshme vjetërsinë e saj.
Problemi i Gegnishtes e lashtsis saj, duhet t’ jetë normalisht objektivi i parë i gjuhësis shkencore e gjuhëtarve shkenctar të akademis Shqiptare. Gëgnishtja ma shumë se asgja tjetër tregon rrajët tona si etnogjenezë e autoktoni në Ballkan. Shum fjalë të Greqishtes klasike shpjegojnë kjartë në Gegnishte.:
Ktu kena dy shpjegime: ose ndonjë malsor Shqiptar i para 2800 vjetsh ka shkru “Iliadën” e “Odisenë”, ose vetë Homeri ka folè një gjuh që giet me Gegnishten e sotme si të ishin dhambt t e dy ingranazheve që rrotullohen super njeni tjetrit harmonikisht, si të ishin pjesë e një sistemi gjuhësor shumë përpara tyne, e të dy: edhe malsori Shqiptar i Veriut edhe Homeri, flasin identikisht të njëjtën gjuhë, pavarsisht nga distanca kohore që i ndan, dhe huazimet e paevitueshme, dhe në rastin konkret të papërfillshme që mund të kenë ndodh.”.
-Iliada e Homerit është shkru në Gegnisht- ”Perktheva ‘Iliaden’ nga shqipja në shqip”.