Nora Deda, ish- volejbolliste dhe pedagoge e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, feston sot ditëlindjen. Një nga emrat më të spikatur të volejbollit shkodran e shqiptar, tashmë prej vitesh edhe trajnere e ekipeve të Vllaznisë, është suprizuar në këtë ditë edhe nga vajzat e ekipit që drejton.
Ka qenë vetë Nora ajo që ka shkruajtur në rrjetet sociale për ditëlindjen e saj, duke përcjellë edhe një mesazh të rëndësishëm:
“Data e lindjes eshte nje moment reflektimi, falenderimi e mirenjohje ndaj Zotit, familjes, miqve e vajzave te mia te dashura te Vllaznise. Jam falenderuese e mirenjohese per çdo moment te bukur e te veshtire qe jeta me ka rezervuar…. Ju falenderoj perzemersisht per urimet! Uroj te gjitheve jete te gjate e te lumtur!”, shkruan Nora Deda.
ShkodraWeb i uron jetë të gjatë e të lumtur Nora Dedës, pjesë e një familje me kontribute të shumta në sportin shkodran e shqiptar!