Një yll që shlekqeu jo vetëm në skenë dhe ekran por në tërësinë e artit shqiptar. Ajo është “Nderi i Kombit” Marie Logoroci, pjesë e plejadës së papërsëritshme të artit shqiptar.
Me rolin e Lokes por edhe të tjera ku spikati me interpretimin e ngorhtë dhe shumë të natyrhsëm, Marie Logoreci është sot personifikimi i figurës së nënës shqiptare në skenën dhe në ekranin tonë.
Maria lindi në Shkodër më 23 Shtator 1920. I jati Palok Çurçia ishte zejtar kurse e ëma Roza, shtëpiake. Maria ndoqi shkollën femërore të “Motrave Stigmatine”, një shkollë që përmbante në programin mësimor edhe lëndë fetare fakultative dhe më vonë Gjimnazin e Shkodrës. Që në këtë kohë filluan të duken prirjet e para.
Ajo vizaton bukur, këndon dhe më vonë fillon t’a shoqërojë veten me mandolinë ose kitarë. Nga kjo kohë ruhen rreth 20 vizatime të asaj të cilat dëshmojnë për një shpirt të butë e delikat dhe një raport fin me objektin që vizaton. Maria u martua në Tiranë me Kolë Logorecin i cili në atë kohë ishte kthyer nga Vjena ku kishte mbaruar studimet e mesme e të larta për ekonomi. Kola iste shef i Buxhetit të Shtetit dhe kishte titullin më të lartë të kohës në Shqipëri “Kalorës i urdhërit të Skënderbeut”.
Ai ishte djali i madh i atdhetarit e gjuhëtarit Mati Logoreci (Mësues i Popullit) një nga figurat e njohura të shoqërisë së kohës. Në këtë kohë në pasionet e Maries u fut edhe biçikleta. Bënte shëtitje duke shkuar me të shoqin me biçikleta shpesh në Durrës, por edhe deri në Shkodër. Jeta artistike e Marie Logorecit nisi si këngëtare në Radio Tirana në vitin 1945 ku këndoi si soliste, drejtpërdrejt në mikrofon, në emisione 20 minutëshe, këngë popullore të Shkodrës, e të Shqipërisë së mesme.
Ndërkohë ndoqi një kurs njëvjeçar për kanto që u hap pranë Liceut Artistik në Tiranë, me pedagoge Jorgjia Trujën (Artiste e Popullit). Filloi të këndojë gjithashtu në koncerte që jepeshin në kryeqytet në raste të ndryshme. Në vitin 1947 bëri pjesë si soliste në Korin e Përgjithshëm të Shtetit me të cilin bëri turne edhe jashtë vendit.
Në repertorin e saj ishin rreth 100 këngë. Në nëntor të vitiate 1947 filloi punë në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Interpretimi i parë i saj në skenën e Teatrit ishte Xhesi në “Çështja ruse”. Filmi i parë ku mori pjesë ishte bashkëpunimi sovjeto-shqiptar Luftëtari i madh i Shqipërisë Skënderbeu.
Marie Logoreci u nda nga jeta më 19 qershor 1988 në Tiranë.
Interpretime në Teatër: (disa nga sukseset)
1947: Çështja ruse – Xhesi
1947: Tartufi – Elmira
1949: Rrënjë të thella – Alisa Lengton
1950: Komploti i të dënuarve – Kristina Padera
1950: Halili dhe Hajria – Fatimja
1950: Makar Dubrava – Olga Andrejevna
1952: Gjashtë dashnorët – Aljona Patrovna
1954: Toka jonë – Loke
1956: Armiqtë – Kleopatra Petrovna
1957: Intrigë e dashuri – Ledi Milford
1957: Orët e Kremlinit – Zabelina
1958: Shtatë shaljanet – Tringa
1960: Hamleti – Gertruda
1961: Shtëpia e Bernarda Albes – Bernarda Alba
1962: Mbi gërmadhat – Musinea
1962: Morali i zonjës Dulska – Tadrahova
1962: Rrëshqitja – Fitneti
1963: Shtërngata – Lu Së Ping
1966: Muri i Madh – Nëna Xhun
1966: Përkolgjinajt – Mara
1967: Drita – Manushaqja – regjia: Marie Logoreci
1967: Cuca e maleve – Prenda
1968: Çatia e të gjithëve – Plaka
1972: Gjenerali i ushtrisë së vdekur – Kontesha Xampa
1977: Përmbytja e madhe – Gjela
Interpretime në film:
1953: Luftëtari i madh i Shqipërisë Skënderbeu
1957: Fëmijët e saj
1958: Tana
1963: Detyrë e posaçme
1954: Toka jonë
1966: Oshëtime në bregdet
1969: Njësiti guerril
1973: Operacioni Zjarri
1975: Gjenerali i ushtrisë së vdekur
1978: Nga mesi i errësirës
1978: Dollia e dasmës sime
1979: Çeta e vogël
Për punën e saj Marie Logoreci është nderuar me:
Titulli “Artiste e Merituar”, 1961
Titulli “Naim Frashëri”, 1969
Titulli “Artist i Popullit”, 1975
Urdhëri “Nderi i Kombit”, 2015 (pas vdekjes)
Në nderim të figurës së saj janë emërtuar:
Rruga Marie Logoreci
Shkolla Marie Logoreci