Mentor Quku, intelektual ndër më të shquarit e Shkodrës dhe mjedologu i Shqipërisë, do të festonte 85- vjetorin e lindjes. Kontributi i tij për kulturën, artin por edhe qytetarinë, është ndër më të spikaturit, përgjatë viteve të një jete që la shenjë edhe për brezat që do të vijnë.
Ka lind në Bilisht të Korçës me 20 janar, 1939. Fëmininë dhe rininë i kaloi në Shkodër. Shfaqi nje talent të veçantë ne pikture. Mori mesime nga ikonografja e njohun ruse Viktori Puzanova, si dhe piktorët e shquem shkodranë Simon Rrota e Vladimir Jani. Lufta e klasave ia nderpreu te drejten per te vazhdue ne kete fushe. Në vitin 1954, kreu shkëlqyeshëm shkollën e mesme pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër, ne vitin 1957 kreu studimet në Institutin Pedagogjik në Tiranë, në vitin 1963 Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Në vitet 1954-1957, ka shërbye si mësues në shkollat e Shtiqnit, Brutit dhe Kukësit. Ne vitet 1957-1961 ka shërbye ne shkollen e mesme Hydajet Lezha, Lezhë. Ne vitet 1961-63 ka qene mesues ne shkollen e mesme Xheladin Fishta, Shkoder. Me 1963-1965 ka krye sherbimin ushtarak ne Lac te Milotit. Ne vitet 1965-1991 ka qene mesues ne Barbullush.
Gjatë viteve 1992-2000 ishte drejtor i Muzeut Historik të Shkodrës, gjithashtu drejtor i revistës shkencore të këtij institucioni “Kumtari”, nr. 5, 6, 7 si dhe 6 vëllimeve të seminarit ndërkombëtar “Shkodra ndër shekuj” (1,2,3,4). Ka drejtuar projektet dhe ka organizuar kater seminare nderkombetare Shkodra ne Shekuj (1,2,3,4).
Mentor Quku ishte kryetari I Partise se Ballit Kombetar per degen e Shkodres(1992-2002) dhe ideator i te Djathtes se Bashkuar Shkodrane, perfaqesuesi i se ciles, fitoi zgjedhjet lokale per kryetar bashkie ne vitin 1996. Gjatë ketyre viteve M. Quku ishte autor dhe bashkautor në një seri librash, trajtesa politike që hidhnin dritë mbi fakte të panjohtuna tansisht, apo edhe të shtremnueme ndër vite per sa i takon veprimtarisë së Ballit Kombëtar, të forcave politike të djathta dhe personaliteteve të tyne. Ai ishte i ftuem të referojë edhe në konferenca të ndryshme dhe në raste jubilare, të organizueme kryesisht në diasporën shqiptare.
M.Quku eshte autor i shume studimeve e botimeve, si ne metodiken e dhenies se mesimit, pedagogji familiare, pedagogji shkollore, pedagogji sportive, tekstollogji, psikologji e arteve figurative, psikologji sportive, psikologji e moshave. Gjitashtu ne histori, histori arti, letersi biografike, letersi politike, letersi per femije, histori e letersise per femije, mitologji, folklor, frazeologji, toponomastike. Ka botuar ne Studime filologjike, Studime historike, Studime Pedagogjike, Kultura Popullore, Buletin Shkencor i Universitetit Luigj Gurakuqi Shkoder, Kumtari i Muzeut Historik Shkoder, Seminari Shkencor Nderkombetar Shkodra ne Shekuj, Nentori, Les Lettres Albanaises, Shqiperia e Re, Ylli, Hylli i Drites, Gjuha e Jone, Albanica Ekskluzive, Lemba, Flaka, Illyria, Dielli, Koha Javore. Ai pati takime dhe shkëmbime letrash me Arshi Pipën, Abaz Ermenjin, Gjon Sinishtën, Martin Camën etj. Fryt i takimeve të shpeshta ishte edhe dhurimi i bibliotekës së Arshi Pipës, Muzeut të Shkodrës.
Tema qendrore e studimeve te tij mbetet ajo e Dom Ndre Mjedes, per te cilen punoi rreth 40 vite, per te ndricue dhe per ta vue ne piedestalin e merituem figuren brillante te bylbylit te gjuhes shqipe. “Mjeda u be udherrefyesi dhe shpetimtari im”- thote M.Quku “U be shpirti im binjak. U be vuajtja dhe dhembja ime, u be idoli im, ai qe transformoi plotesisht jeten time”
Ka organizuar kerkime ne Shqiperi, Kosove, Austri, Itali, Germani, Spanje, Ceki, etj. Bashkepunoi me personalitete te shquara te kultures dhe shkences si Arshi Pipa, Bernard Stillfried, Ilona Slavinskin, Ivan Boserup, etj. Ai ishte laurat i çmimit “Zef Serembe” (2008) dhe “Ndre Mjeda”(2011). Anëtar i akademise shqiptaro-amerikane të Shkencave, “ Profesor Nderi” i Universitetit të Shkodrës (2014) Mban titullin “Mirenjohje” e qytetit te Shkodres(2011).
Seria Mjeda:
-Mjeda-1 (1866-1888) Rinia
-Mjeda-2 (1888-1899) Albanologu
-Mjeda-3 libri i pare(1899-1912) Alfabeti
-Mjeda-3 libri i dyte(1899-1912) Liria
-Mjeda-4(1912-1925) Identitet
-Mjeda-5(1925-1937) Gjuhetari
-Mjeda-6-libri i pare(Bibliografia)
-Mjeda-6-libri i dyte(Bibliografia)
-Mjeda-7 Bashkekohesit
-Mjeda-8 Album
-Mjeda-9 Permbledhje e monografise Mjeda
-Mjeda-Vepra 2 (Proza)