Si sot 100- vjet më parë, Shqipërisë do ti vinte një nga emrat më të mëdhenj të artit, Kadri Roshi, “Nderi i Kombit”, aktor i rrallë i skenës dhe kinematrografisë shqiptare. Karriera e tij është brilante, duke e rreshtuar të parin emër, sa herë flitet apo përmendet skena e teatrit apo ekrani i filmit. Vështirë që artit shqiptar, ti vijë një i dytë si ai.
Kadri Roshi lindi më 4 janar 1924 në Ballsh të Mallakastrës, i biri i Maksut dhe Sabrie Roshit, me prejardhje nga Libohova. E ëma i vdiq kur ishte 2 vjeç dhe më pas kur ishte 12 vjeç i vdiq edhe i ati. Përfundoi studimet e larta në Zagreb të Kroacisë. Ai, e filloi karrierën e tij si supler, pastaj si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21 vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri.
Që nga ajo kohë dhe deri në ndarjen nga jeta, nëmëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm. Në krah ka pasur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj.
Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Ai ka qënë një aktor brilant dhe me një talent të lindur. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.
Kolonel Bunker (1998)
Kaskadori shqiptar (1998)
Mirupafshim (1997)
Ali Pash Tepelena (1997) dokumentar, por i pazbuluar, shfaqet ne 28 shkurt 2009, dy vjet pas vdekjes
Tingujt e harresës (1996)
Plumbi prej plasteline (1995)
Mikres mèrès – Ditët e shkurtra (1995)
Një ditë nga një jetë (1994)
Dhelpra dhe rrushte – Ezopi… teatër
Vdekja e burrit (1991)
Fletë të bardha (1990)
Misioni përtej detit (1988), Miço varfanjaku
Pesha e kohës (1988), Kryetari
Rikonstruksioni (1988), Profesori
Kur ndahesh nga shokët (1986)..Islami
Rrethimi i vogël (1986), xha Zenuni
Dasma e shtyrë (1984), Groshi
Fejesa e Blertës (1984), Uani
Apasionata (1983), Shoku Demosten
Era e ngrohtë e thellësive (1982), Brigadier Rakipi
Dëshmorët e monumenteve (1980), Jani
Partizani i vogël Velo (1980), Bariu
Ballë për ballë (1979), Belul Gjenomadhi
Këshilltarët (1979), Kryetari i Këshillit
Liri a vdekje (1979), Xha Hyseni
Gjeneral gramafoni (1978), Parandili
Njeriu me top (1977), Plaku Mere
Shëmbja e idhujve (1977), Cubi
Zemrat që nuk plaken (1977), Mësuesi në pension
Fije që priten (1976), Marko Rovina
Lulekuqet mbi mure (1976), Kujdestari
Përballimi (1976) Neziri, Kulaku
Tokë e përgjakur (1976), Xha Arifi, Mullixhiu
Kur zbardhi një ditë (1971)
Malet me blerim mbuluar (1971), Safa Ymeri
I teti ne bronz (1970), Ademi
TFurtuna (1959), Oficeri italian
Tana (1958), Lefteri