Nga Rezarta REÇI, shkrimtare, gazetare
Mëngjes. 23 Janar. Sot Ai mbush 86 vjeç. Normalisht në Shqipëri nuk ndodh asgjë. Sepse kujtesa edhe nuk vlen. Në faqet e gazetave nuk ka vend për pak rrjeshta. Për pak vëmendje. Për shumë dashuri. Ndonjë ekran TV- je mund t’ i vendosë rastësisht filmat e Tij në darkë për të mbushur programin. Lajmet janë të zëna.
Por miqtë e familjarët me siguri do kujtohen se regjisori Dhimiter Anagnosti ka ditëlindjen. Çfarë do t’i uroja Mjeshtrit të rrëfimit kinematografik dhe njeriut të mencur e të paqtë në ditëlindjen e tij?
Jetëgjatësi cilësore, shëndet të mirë dhe kohë të bukur e të plotë për të vazhduar me pasionet e tij! Të mbetesh besnik i vetvetes, në këtë kohë që na ka tradhëtuar të gjithëve, është sakrificë por edhe mision! Dhimitër Anagnosti është Ai që e bëri, e bën, do vazhdojë ta bëjë…
Ky është urimi me të cilin fillon dita ime drejtuar regjisorit Dhimitër Anagnosti në ditën e lindjes së tij. Të flasësh dhe të urosh një njeri me kontribute, një personalitet, është edhe fat për bashkëkohësinë e të jetuarit. Dita merr ngjyra të bukura kur zgjedh ta fillosh bukur! Një fjalë e mirë, një xhest domethënës, një mendim a veprim pozitiv i jep të përditëshmes sonë një sens me kuptimplotë…provojeni… /Publikuar në Facebook/