Pesë vjet më parë do të ndahej papritur nga jeta Suzana Dibra, një nga ikonat e Radio Shkodrës. Zana, siç e thërrisnin të afërmit e të njohurit, ishte prej rreth 40 vitesh punonjëse në këtë institucion, duke u kthyer në një embrelë të padiskutueshme, me një të të veçantë që e identifikonte lehtësisht.
Një nga kolegët e tij, Adrian Hoti, njoftoi një vit më parë lajmin e rëndë ndërsa sillte në vëmendje se “e prisnim ne Radio sot për të dhënë bashkë edicionin e lajmeve kryesore por na erdhi lajmi i trishtë i ndarjes së saj nga jeta…”.
Dibra u nda nga jeta pesë vjet më parë pas një ataku kardiak. Sot, edhe në vitin e pestë të mungesës, e kujtojnë ata që e kanë njohur, veçanërisht kolegët që e vlerësuan dhe bashkëpunuan me këtë ikonë të Radio Shkodrës.