Pjetër Gaci, u lind në Shirq më 27 mars të vitit 1931, u rrit në Shirokë, Shkodër. Ai ishte një kompozitor i talentuar, violinist virtuoz dhe pedagog i muzikës me vlera të pashembullta. Në Shkodër kreu arsimin fillues dhe të mesëm, ndërsa shkollën e lartë e kreu në Konservatorin e Moskës “P. I. Çajkovski”. Në gjithë udhën e nxënies dhe promovimit ai përçoi karakteristikat e veçanta të një talenti të spikatur.
Jeta dhe vepra e këtij manifestuesi të vlerave dhe traditave shkodrane është e mbushur përplot episode të ndryshta. Jo vetëm në atë kohë, por gjithnjë realiteti shqiptar ka shprehur hapur mospranimin ose refuzimin e personaliteteve, të cilat me gjenialitetin e tyre do të skalisnin emrin e tyre në podin e famës dhe do të bën çdo gjeneratë të ndihej krenare për aktin krijues dhe vlerat e papërsëritshme që përfaqësuan ato.
Edhe për Pjetër Gacin të parin e muzikës violinistike, jeta nuk do të ishte e lehtë dhe ndjenjat do t’i viheshin në sprovë të hekshme. Një dashuri e mundshme përmes shumë peripecishë dhe pamundësishë, do të rrënjosnin në atë shpirt vlerash sakrifikuese fisnikun që i blaton zemrën një dashurie dhe është gati ta mbrojë atë me çfarë ka më të shtrenjtë, jetën.
Kontributet e tij shënjojnë në kapilarët jetik të asaj vlere që trshëgoi ia me përkushtim, ishte pedagog në Liceun Artistik dhe më pas në Institutin e Lartë të Arteve. Rrugën. E gjejmë këtë emër të shumëcituar për kompozimin e këngës, “Për ty atdhe” dhe “Gryka e Kaçanikut”. Por ai nuk u mjaftua askurrë nga zëfillja e muzikës deri në dorëzimin e frymës së fundit, dha bujarisht më të mirën e tij që sot është vlerë dhe monument i krenarisë dhe frymëzim i vazhduesve të rrugëtimit krijues.
Në vitin 1970, është kompozitor në krijimtari të lirë dhe pas vitit 1976 vendoset përfundimisht në Shkodër, ku krahas kompozimit u përkujdes edhe për klasën e violinës në shkollën e mesme artistike “Prenk Jakova” të këtij qyteti.
Ai ka meritën të ketë kompozuar të parin koncert për violinë në historinë e muzikës shqiptare, të parën baladë për violinë dhe piano, si dhe të jetë anëtar i Trios së parë instrumentale (pranë TOB, 1956). Prirja kryesore në krijimtarinë e tij do të mbetet muzika vokale, në të cilën ka lënë shembuj të paharruar veprash që nga kënga e deri tek opera, si opera “Toka jonë”, “Përtej mjegullës”, kantata “O moj Shqipni, e mjera Shqipni”, “Për ty Atdhe”. Në vitin 1989, Pjetër Gacit iu akordua titulli “Artist i Popullit”. Vdiq më 27 mars 1995 në qytetin e Shkodër.