Edmond Mëhilli, regjisor, aktor i Teatrit “Migjeni” dhe regjisor i Estradës në Shkodër, feston sot ditëlindjen. Lindi në Shkodër me 23 gusht 1947. Në vitin 1970, mbaron Insitutin e Lartë të Arteve. Në periudhën kohore 1970-1974, punon si regjisor në Pukë dhe më pas per 15 vjet rresht në Estradën e Shkodrës nga 1974-1989, punon gjithashtu në Radio Shkodra, në Shtëpinë e Kulturës së rrethit të Shkodres. Mbas 2003 edhe në Teatrin “Migjeni”.
Dallohet si regjisor për shijen e mirë, futjen gjerësisht në repertorin e Estradës së Shkodrës të skeçit të gjatë dhe të komedisë me një akt, po ashtu në konceptet e tij regjisorjale ra në sy puna e vëmendëshme me fjalën, me gjestin, trajtimi me mjete realiste i situatave komike, këmbëngulja për vërtetësinë e karaktereve, si dhe një mizanskenë përgjithësisht “e mbledhur”, pa levizje të tepërta.
Seria e shfaqjeve të tij me titull “Ditë buzëqeshjesh” në vitet 1983-1984 fiton Çmimin e Parë, kurse një sezon më pas në atë 1985-1986 vleresohet si më të mirat në takimet e humorit ne mes estradave profesioniste të zhvilluara në qytetin e Shkodrës.
Në vitin 1980 cilësohet si regjisori më i mirë në Festivalin e Estradave Profesioniste të vendit. Edmond Mehilli ka arritur të skenoje komeditë “Gomari i Baba Tasit” të Gjergj Fishtes (1992) së bashku me trupën e aktoreve të Teatrit “Migjeni” . Regjisori shkodran ka shkruar edhe disa pjese skenike, ku spikat drama “Një histori e thjeshtë”.
Në mes shumë shfaqjeve që mbajnë regjizurën e tij është edhe ajo mbas viteve 2000 “Ylli i mëngjezit”. Një baba që sakrifikon rininë dhe jetën e tij dhe i përkushtohet rritjes së djalit, ardhur në jetë pas humbjes së bashkëshortes. Një prind që ka ndjekur me sytë e zemrës rritjen, hedhjen shtat dhe marrjen e rrugëve të jetës së të birit që i gëzon krijimit të familjes së tij, befas gjendet në udhëkryq. Është ky thelbi i dramës “Ylli i Mengjesit”, me autor Odise Plakun. Edmond Mëhilli është shfaqur edhe në një rol të vogël në filmin “Militanti”.