Sot përkujtohet në përvjetorin e lindjes aktori shkodran Gjon Karma. Lindi në Shkodër më 18 mars të vitit 1915. Filloi aktivitetin artistik në vitin 1932 në Shkodër me shoqërinë “Bogdani”. Gjon Karma ka qënë ndër të paktët shqiptare që ka qenë në kamp përqëndrimi gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Më 1945 vjen aktor në Teatrin Popullor ku ka interpretuar mbi 80 role në karrierën e tij artistike,duke filluar nga pjesa “Gjido”,në rolin e Pjetrushit. Ishte mjeshtër përsa i përket roleve të karakterit.
Ai ishte i prerë për role të vogla dhe është cilësuar si “Aktori i madh i roleve të vogla”. Ka interpretuar me sukses disa role në filmin artistik.
Doli në pension në 1976 por për 15 vjet rresht punoi pranë Arkivin e Teatrit, duke bërë një punë të mrekullueshme. Ai mund te cilesohet si krijuesi i Arkivit te Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar)
Gjon Karma ka dhënë edhe një kontribut të vyer në Radio Tirana,sidomos në vitet e para pas krijimit të saj duke qënë një nga të parët në transmetimet direkte të Radios Kombëtare.
Ai është nderuar me disa çmime e urdhra . Gjon Karma mbante titullin “Artist i Merituar”. Ndërroi jetë në Tiranë më 13 janar të vitit 1994, në moshën 67 vjecare.