Sot është 2 prill 2021, 30 vjetori i ngjarjes që shënjoi fatet e Shqipërisë së pas 1990- ës. Një ditë jo e zakonshme, e shënjuar me jetën e 4 personave, krejtësisht të pafajshëm: Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka. “2 Prill 1991” është një ditë krenarie dhe jo vetëm për ata që ishin në shesh atë ditë. Krenari e ligjshme për çdo bashkëqytetar të 4 dëshmorëve. Por është edhe një këmbanë e fortë kujtese, për të mos harruar…
Atë ditë në shesh me mijëra që tjerëve, ishte edhe fotografi i mirënjohur shkodran Angjelin Nenshati, i cili nuk jeton. Me shkrepjet e tij ai ka lënë një dokument shumë të rëndësishëm, të rrallë për atë ditë. Në fakt fotot janë zbuluar për herë të parë para rreth 5 viteve. Megjithatë, sa herë ripublikohen, ngjallin të njëjtin emocion….