106 vite më parë në Shkodër do lindte poeti i madh Millosh Gjergj Nikolla- Migjeni, i cili në poezinë e tij solli ndryshimin e madh në letërsinë shqipe. Kritika e tij ishte e ashpër ndaj fenomeneve të kohës. Nxënës të shkollave të mesme të qytetit të Shkodrës fillimisht vendosen kurora me lule tek busti i poetit në oborrin e Teatrit “Migjeni”. Me pas nën drejtimin e aktorëve të Teatrit “Migjeni” Rajmonda Marko dhe Agron Dizdari nxënësit e shkollave të mesme të Shkodrës shfaqen programin poetik me veprat e Migjenit.
Një kënaqësi e vecantë për nxënësit e Shkodrës pjesë e këtij projekti si bashkëpunim mes Bashkisë Shkodër dhe Drejtorisë arsimore që interpretojnë pjesë nga vepra e Migjenit.
Migjeni konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit të 20-të. Për epokën ishte një zë krejtësisht novator nga brendia dhe forma dhe ndikimi mbi letërsinë shqipe të kohës ishte i madh. Konsiderohet që Migjeni kaloi nga një romantizëm revolucionar në realizëm kritik gjatë jetës së tij. Ai pasqyroi varfërinë e thellë të viteve kur jetoi, dhe duke u dalë zot heronjve të krijimeve të tij si “Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni ?”, etj. fshikulloi ashpër indiferentizmin e klasave të kamura ndaj vuajtjeve të popullit. /rozafa.tv/