Nga Albana VOKSHI
Bilanci i pesë “1 Maj-ve” të qeverisë Rama. 1 milion shqiptarë të papunë ! 100 mijë fëmijë të paushqyer ! 350 mijë të larguar nga Shqipëria!
Sot Rama bëri thirrjen: çohuni nga kafja dhe punoni. Por për 5 vjet s’ka hapur asnjë vend pune. Të vetmet vende të punës, që ka hapur Rama, në këto 5 vite, kërkojnë një cv-trafikanti apo matrapazi.
Punë ka, por nuk ka profesionistë për në Kanabistanin e Edvinit, ku të drejtat e punëtorit shkelen me VKM-të klienteliste, të firmosura porsi një Kryeministër Skllavopronar…:
Paga minimale 21.000 lek, paga e papunësisë 5.000 lek.
Ndërsa referuar Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Shqipëria ka përqindjen më të lartë të të punësuarëve në të zezë. Në një raport të posaçëm kjo organizatë, vlerësoi, se informaliteti në punësim në Shqipëri është 57%, gati sa dyfishi i fenomenit në rajon, veçanërisht i pranishëm në grupet më vulnerabël, siç janë të rinjtë, gratë dhe grupmosha më e vjetër e forcës së punës.
Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, në vitin 2016 Shqipëria shpenzoi për ushqime 32.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), Kosova shpenzon 29.4% e ndjekur nga Mali i Zi me 22.8%, Bosnja me 21.5%, Maqedonia me 18.4% dhe Serbia me16.5%.
Për bukë dhe drithëra, Shqipëria shpenzon 5% të PBB, më e larta në Europë, nga 1.1% që është mesatarja e BE-së.
Varfëria në Shqipëri është ulëritëse. Mijëra familje luftojnë për të siguruar një vakt me bukë thatë për fëmijët e tyre. Ndërsa Rama qëllimshëm, me politika antisociale ka ulur mjerimin këmbëkryq në vatrat shqiptare…që njerëzit të mendojnë për ushqim e nevoja bazike, e jo përtej tyre…!