Një 56-vjeçar është gjetur i mbytur në Porto Romano. Trupi i pajetë u pikas në orën 07:35 nga peshkatarët e kësaj zone. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B. B.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 09.05.2021, në orën 07:35, në Porto Romano, është gjetur i mbytur në det nga peshkatarët shtetasi B. B., rreth 56 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.