Një trageti i linjës Ancona-Durrës ka pësuar një defekt në motor duke mbetur i bllokuar në det.
Defekti ndodhi gjatë kohës që trageti ishte në ujërat italiane.
Raportohet se aktualisht ai po lundron me shpejtësi të reduktuar.
Trageti është nisur mbrëmë në orën 19:00 dhe duhet të mbërrinte në Durrës ditën e sotme në mbrëmje.
Si pasojë e defektit, ai parashikohet të mbërrijë ditën e nesërme në mëngjes./gazetaexpress/