Vllazia barazoi 1-1 brenda në “Loro Boriçi” kundër Egnatias, ndeshje e vlefshme për raundin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Ky rezultat e eliminon skuadrën shkodrane nga kompeticioni duke marrë parasysh se ndeshja e parë në rrogozhinë u mbyll me shifrat 1-0 për vendasit. Pas përfundmit të ndeshjes, trajneri i kuqebluve Qatip Osmani dha një intervistë ku u shpreh tepër i zhgënjyer nga ky rezultat:
“Po sigurisht që kishim shpresa te loja, sepse diferenca na premtonte që mund te kalonim. Te momenti më i sigurtë morëm golin prej një gabimi individual. Loja ishte shumë luftarake me shumë dyluftime. Tani duhet te fokusohemi te kampionati.
Ne jemi bazuar edhe në disa lojë të tjera. Nëse I analizojmë ndrimet që i kemi bërë nuk e kemi pasur atë freskinë dhe sulmin që kërkonim, edhe sot me ndrrimet u munduam të fusnim lojtarë të shpejtë, lojtarë që janë të gjindshëm në 16 metrat e fundit, për të bërë golin sepse ishte rasti ideal ngaqë kundërshtari ishte me 10 lojtarë”,-tha Osmani për “MCN”.