Shtyrja e ankandit te Vllaznise ka krijuar jo pak probleme per te sa i takon procesit te liçensimit per ne Kupat e Europes. Ishte shprehur se nese gjerat do te shkonin si duhet me 9 mars kur ishte planifikuar zhvillimit i ankandit, gjerat do merrnin nje zgjidhje, por shtyrja e tij ka krijuar probleme.
Kete gje e ka permendur edhe sponsori Alban Xhaferi qe ne nje prononcim per mediat gjate dites se sotme eshte ndalur edhe tek kjo çeshtje teksa i ka dale ne mbrojtje Bashkise, duke thene se “çdo moment qe vonohet ky proçes, jo per faj te bashkise, eshte nje dem i madh per ekipin.
Me 31 mars eshte afati i fundit per plotesimin e kushteve per Kupat e Europes. Klubi ka trasheguar nje borxh te jashtezakonshem.
Prandaj, duhet te kryhet sa me shpejte proçesi qe te kalohet ne nje marreveshje me tatimet dhe te arrihet kriteri i liçensimit. Une angazhohem per ta ndihmuar proçesin.” – theksoi Xhaferi.
Bashkia Shkoder pret nje vendim nga Komisioni i Prokurimit Publik i cili do te vendose nese ankesat e dy biznemeneve shkodrane jane te drejta apo jo, per te caktuar nje date tjeter per zhvillimin e ankandit te Vllaznise.