Mbrëmjen e djeshme gazetari Mustafa Nano në emisionin e tij ‘Provokacja” i është referuar refuzimit të ftesës për të ardhur në studio nga ana e zyrtarit të PD Gazment Bardhi. Nano ka lexuar në studio mesazhet e dërguara nga Elona Meço e departamentit të medies në selinë blu dërguar gazetares bashkëpunëtore të Nanos.
“Bashkëpunëtores sime pas kërkesës për të pasur në emision Gazmend Bardhin i erdhi kjo përgjigje nga Elona e departamentit të PD për mediat”, shprehet Nano dhe vijon me leximin e mesazhit si vijon.
‘Na duket krejt e pavend që të bëjmë sikur nuk e dimë që drejtuesi i emisionit Provokacija në shumicën e rasteve në qëndrimet që mban, nuk thotë të vërtetën për PD dhe nuk shohim arsye pse të kontribuojmë në emisionin e tij’”, tlexoi Nano.
Më tej, gazetari tha se i fton politikanët për të ngjyrosur pak programin duke shtuar se nuk kanë në dorë asgjë me bojkotimin e emisionit, ndërsa sulmon edhe Meçon.
“Unë jam kritik i PD, kjo është e vërteta sipas meje. Ky është thjesht një qëndrim i imi dhe duhet të mbaj qëndrim, se ndryshe i bie që të gjithë të rendim pas të vërtetave që i di të gjitha ajo biba që ka marrë detyrën të mbulojë zyrën e shtypit të PD pika që si bie me të vërtetat e saj”, përfundoi Nano.