Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në Unazën e Pogradecit. Nga dëshmitë e qytetarëve, mësohet se fill pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimës. Pamjet nga vendi i ngjarjes, ku ende viktima është e shtrirë përtokë, në pritje që një ambulancë të transportojë trupin drejt morgut.