Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në kohë nga policia italiane teksa donte të hipte në traget për t’u kthyer në Shqipëri. Sipas “Bari Today”, shqiptari ishte pjesëtar i bandës së grabitësve të shkatërruar rreth një javë më parë. 24-vjeçari Bledar Muçaj nuk kishte një banesë fikse në Itali, dhe u prangos nga autoritetet italiane gjatë përpjekjes për t’u kthyer në Shqipëri.
Emri i të riut shqiptar ishte në listën me 9 emra të personave të shpallur në kërkim pas shkatërrimit të bandës që ekzekutonte plaçkitje dhe grabitje në Bari e në qytete të tjera./balkanweb/