Godet me thikë 3 shtetas, kapet nga policia në kohë rekord autori i ngjarjes. Ditën e shtunë, rreth orës 21:20, në një lokal në fshatin Shën e Premte, shtetasi Kujtim Imeri, 40 vjeç, për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasit B.G, 67 vjeç, A.G, 21 vjeç, dhe D.Gj, 26 vjeç, banues në fshatin Shën e Premte Divjakë, ku gjatë konfiktit i ka qëlluar me thikë.
Shtetasit e plagosur ndodhen në Spitalin Rajonal Lushnje nën kujdesin e mjekëve.
Autori pas plagosjes u largua nga vendngjarja, por si rezultat i reagimit të shpejtë të policisë , u kap dhe u arrestua menjëherë nga shërbimet e Policisë Divjakë.
Shtetasi Kujtim Imeri është person me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit dhe ka qënë i dënuar më parë për plagosje me thikë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën autori goditi 3 shtetasit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.