Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton:M e datë 07.08.2017, rreth orës 04:00, në urgjencën e spitalit Shkodër, është paraqitur i plagosur me mjet prerës shtetasi E. E, 28 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu në orën 04:16, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në pjesën e kokës, me mjete të forta, shtetasi G. B, 19 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Po kryhen veprimet me grup hetimor, dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /ShkodraWeb/