Një 34-vjeçar dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri në rrethana të paqarta në Shkodër. Policia bën me dije se sot ai është dërguar nga spitali i Lezhës në Tiranë për ndërhyrje të specializuar. Raportohet se bëhet fjalë për shtetasin Vinçens Piroli banues në Sanxhak.
Me 12 tetor 2021, policia e Malit të Zi ka shpallur në kërkim ndërkombëtar dy shqiptarë, pasi dyshohen se kanë vrarë malazezin Momçillo Gjurishic.
Bëhej fjalë pikërisht për Vinçens Piroli, 34 vjeç i plagosur sot dhe Dorjan Lala 35 vjeç. Dyshohet se ngjarja mund të lidhet me hakmarrjen.
Shefi i Sektorit kundër kriminalitet dhe korrupsionit, Aleksandar Boshkoviq deklaroi në atyë kohë se dy shqiptarët janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen, pasi janë gjetur prova të mjaftueshme kundrejt tyre.
“Zyrtarët e sektorit kundër krimininalitetit nga Policia e Ulqinit dhe e Tivarit ne Mal të Zi kane kallëzuar penalisht ndaj dy shtetasve shqiptarë Vinçenc Pirolli 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç, te cilet janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Momçillo Gjurishiqit me 4 korrik 2021 në Ulqin. Boshkoviq ka shtuar se “gjatë hetimit janë dokumentuar prova te mjaftueshme që janë shfrytëzuar gjate largimit nga vendi i ngjarjes, si dhe është zbuluar drejtimi i arratisë së tyre”, tha ai në tetor 2021.
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 03.01.2022, rreth orës 19:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas është dërguar drejt Tranë për ndërhyrje më të specializuar, shtetasi V.P, 34 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, këqyrjen e kamerave , identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të qarkut Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.