Pezullohet nga detyra polici i SHKB në Burgje, pasi plagosi me armë një biznesmen në Tiranë mbremjen e te henes. Drejtori i SHKB ka firmosur urdhrin e pezullimit per Kleant Musabelliun 43-vjecarin i cili ishte punonjës i SHKB-së së Burgjeve. Sakaq, Denion Meidani i ka propozuar ministres se Drejtesise shkarkimin e tij.
Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00, para një lokali te “Pazari i Ri”, në Tiranë. Pëllumb Gjoka, nga Shkodra, njihet si ish-pronari i shoqërisë “Rozafa”, aktualisht ka në pronësi një hotel në Tiranë. Dëshmitarët kanë deklaruar në polici se fillimisht konflikti ka nisur në ambientet e lokalit, por i plagosuri, duke tentuar të qetësojë situatën i ka kërkuar autorit që të dilnin jashtë. Por pak sekonda pasi kanë dalë jashtë, Musabelliu ka qëlluar drejt tij me armën e shërbimit, duke e lënë të plagosur.