Drejtoria Vendore e Policise Kruje njofton: Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin:
• Luan Tara 26 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 31.10.2017, në lagjen “Kastrioti”, Fushë-Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë në trup shtetasin L.Xh. 28 vjeç banues në Fushë- Krujë.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.