Disa orë pas plagosjes së regjistruar në Vaun e Dejës, ku u qellua me arme zjarri pronari i një servisi, i identifikuar si Ermir Simoni, policia është vënë në ndjekje të autorëve.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se deri në këto momente, janë shoqëruar katër persona si të dyshuarit e plagosjes me armë zjarri në drejtim të 43 vjeçarit.
Dy prej të shoqëruarve janë nga fshati Ganjoll në Njëesinë Administrative Guri i Zi, ndërsa dy shtetasit e tjerë nga Vau i Dejës.
Burimet thane se 4 të shoqeruarit, po merren në pyetje nga oficerët e policisë së Shkodrës të cilët kanë prova të mjaftueshme në lidhje me përfshirjen e këtyre personave ne plagosjen e regjistruar në Shkodër.
Grupi hetimor i policisë së Shkodrës ka arritur të rindertoje ngjarjen e rëndë që u regjistrua në Vaun e Dejës, mesditën e së premtes.
Blutë e Shkodrës në bazë të të dhënave të dëshmitarëve, por edhe të afërmeve të 43 vjeçarit Ermir Simoni, kanë arritur që të zbardhin plagosjen pranë servisit të automjeteve në Vaun e Dejës.
Burime bëjnë me dije se këtër personat të cilët kanë qenë prezentë në momentin e plagosjes se 43 vjeçarit, kanë qenë së bashku me një automjet tip BMW.
Pikërisht këtu nis edhe rindërtimi i ngjarjes.
Ermir Sokoli, njihet në zonë si pronar i servisit, posaçërisht për automjetet tip BMW dhe Land Rover, dhe shkak i grindjes së 43 vjeçarit me personat e tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimi është pikërisht automjeti i tyre BMW, të cilin ata e kanë patur në servis.
Pasi janë konfliktuar me fjalë me 43 vjeçarin Simoni, një nga personat ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me pistolete në drejtim të Ermirit duke i shkaktuar plagë të shumta.
Katër të rinjtë janë larguar me mjetin tip BMW nga vendi i ngjarjes dhe tashmë policia ka rënë në gjurmët e tyre.
43 vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërkohë që pritet edhe dëshmia e 43 vjeçarit që të hedhë dritë mbi arsyet e plota të kësaj ngjarjeje. /Nga Ergys KAVAJA/