Zbardhet dinamika e ngjarjes se rende ne Shkoder, ku mbeti i plagosur rende nje 21 vjecar nga Malesia e Madhe. Dyshohet se i plagosuri ka patur nje konflikt me nje truproje te nje lokali nate ne Beltoje, nje fshat ne zonen e Berdices, rruges kur futesh ne Shkoder. Pervec plages me arme zjarri, mjeket kane konstatuar edhe demtime nga goditjet ne koke per 21- vjecarin Edmir Nilaj nga fshati Vukel i Kelmendit ne Bashkine Malesi e Madhe. Per sqarimin e rrethaneve te ngjarjes, policia ka marre ne pyetje deri tani 10 pesrona, ndersa ka shpallur ne kerkim policor truprojen e lokalit me iniciale A.D. /ShkodraWeb/