34 persona në Turqi janë dënuar me burgim të përjetshëm pasi akuzohen se planifikuan vrasjen e Presidentit Rexhep Taip Erdogan gjatë tentativës së dështuar të grushtit të shtetit.
Shumica e të dënuarve janë ushtarë nga forcat speciale. Në total, gjykata mori nën shqyrtim 46 persona, por shpalli të fajshëm vetëm 34 prej tyre, shkruan BBC.
Ata dyshohet se kishin përgatitur një plan për të sulmuar Presidentin në kohën që ky i fundit ishte duke pushuar në një hotel në zonën jug-perëndimore të Turqisë.
Ndërkohë, ende vijojnë proceset gjyqsore për mijëra ushtarë të tjerë të cilët dyshohet se u bënë pjesë e tentativës për rrëzimin e qeverisë. Zyrtrët e Ankarasë kanë bërë fajtorë klerikun Fetullah Gulen për grushtin e shtetit, duke kërkuar edhe ekstradimin e tij nga Shtetet e Bsahkuara, por dicka e tillë ende nuk ka ndodhur.
Nga ana tjetër, Gulen shprehet se bëhet fjalë për një ngjarje të iskenuar nga Presidenti Erdogan me qëllim që të eliminohen zërat kundër tij.