Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar sot në faqen e tij në facebook, denoncimin e një punonjësi policie në Komisariatin e Krujës, i cili pretendon se kanë marrë urdhër që plantacionet me “mall jeshil” të pushtetarëve nuk duhet të preken. Në denoncimin e publikuar nga Berisha, polici, ndërsa tregon edhe vendndodhjen, sipas tij, të plantacioneve , thotë se policët e kanë të ndaluar të ndërhyjnë.
Postimi i plotë i Berishës:
“Lufta kunder k.anabisit” e treshes Edvin Mafise dhe general H.ashashit, Ardi Xhafes! Urdheri i prere te mos preken plantacionet e h.ashashit te pushtetareve. sb
Pershendetje Doktor.
Unë qe po ju shkruaj jam një punonjës efektiv i komisariatit Kruje qarku Durrës. Me adresën e fb të mikut tim.
Desha te denoncoj nëpërmjet faqes tuaj te Fb abuzimin ndaj kolegëve dhe eproreve në malsinë e Krujës ne Mafsheq dhe Shkretë, për asgjësimin e bimëve n.arkotike ku dallimi është i qartë disa të nenes edhe disa të njerkës… ne vendin e quajtur Maja e Rrodhes siper Mafsheqit, nuk na lejohet të prekim në plantacionet e kryeplakut Mafsheq, Gani Ferra, si zone e mbrojtur, si dhe në Alnet Calcark, Cakarrac tek Gryka e Krojt Ngopc ne plantacionet e pushtetarve. Urdheri i prere nuk keni pune me to.