Të dashur bashkëqytetarë,
Të nderuar miq,
Sot ju kërkoj mbështetje, për të qenë përfaqësuesi juaj në “parlamentin” e Shkodrës! E di se nuk e keni të lehtë të zgjidhni, aq më shumë kur këto 30 ditë, në tokë ju kanë servirur “parajsën”, për t’ju bërë të harroni realitetin tonë të përditshëm, i cili nuk është siç e dëshirojmë dhe e meritojmë të gjithë bashkë.
Shkodra jonë, sot më shumë se kurrrë, ka nevojë që zëri juaj, zëri ynë të dëgjohet fort me 14 maj 2023. Un nuk ju premtoj as “parajsën” dhe as projekte shumëngjyrëshe, që edhe u prezantuan për 30 vjet nga të gjithë krahët, asnjëherë nuk u realizuan.
Unë premtoj të jem një përfaqësues i denjë dhe i përkushtuar i të gjithë banorëve të Bashkisë Shkodër. Të vë të gjitha mundësitë e aftësitë e mija në sherbimin tuaj që zëri juaj në Këshillin Bashkiak të dëgjohet i fortë, i plotë dhe ashtu siç e dëshironi ju.
Privilegjin për të qenë përfaqësuesi juaj, mund të ma jepni duke votuar për numrin 5 në fletën e votimit pët Këshillin Bashkiak, duke votuar PLL- Partia Lëvizja e Legalitetit, një subjekt që mbështetet fort tek tradicionalja, vlerat e familjes, atdhetaria, dashuria e kontributi për vendlindjen!
Unë jam Plarent Anamali! Kërkoj mbështetjen tuaj me votë me 14 maj 2023, për të qenë për 4 vite zëri juaj në Këshillin Bashkiak të Shkodrës.