Prokurorët që refuzuan ‘Shullazin’ hyjnë me forcë në zyrë e Donika Prelës, ndërsa njoftohet se Prela ka lajmëruar policinë.
Prokurorët që refuzuan të merrnin në dorë dosjen Shullazi kanë kërkuar të takojnë drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prelën, por ajo ka refuzuar t’i takojë dhe në këto momente ka pasur tension e përplasje.
Ata kanë kërkuar të hyjnë me forcë në zyrën e saj, ndërsa Prela ka kërkuar ndihmën e policisë.