Ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj nga arratia ka reaguar në lidhje me kontrollet që janë bërë në banesat e tij, por edhe sekuestrimin e 4 apartamenteve.
Me anë të një postimi, ai thotë se sot është bërë reprezalja e radhës në familjen e tij, madje ironizon duke thënë se “pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.
“Sot u bë raprezalja e rradhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë.
Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”.
Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milione euro imagjinarë.
Fake neës e prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve ….”, shkruan Ahmetaj ne Facebook.