Lionel Messi vendos të qëndrojë por duket si diçka totalisht e detyruar dhe jo e dëshiruar. Për “Goal.com” ai rrëfen arsyet dhe madje akuzon ashpër presidentin Bartomeu.
“Dashuria ime për Barcelona nuk diskutohet! Bartomeu gënjeu, sepse ndryshe kishim rënë dakord në fund të këtij sezoni dhe nuk e mbajti fjalën. E vërteta është se nuk ka projekt! Këtu nuk ka asgjë. Kam vuajtur gjithë vitin, në stërvitje, ndeshje dhe në dhomat e zhveshjes! Ka shumë persona fals. Ata mashtrojnë dhe mbulojnë vrimat, duke vazhduar.
Unë do të vazhdoj te Barcelona dhe qëndrimi im nuk do të ndryshojë, pa marrë parasysh sa kam dashur të shkoj. Unë i thashë klubit, presidentit, se doja të shkoja. Unë i kam thënë gjithë vitin.
Mendova se koha ime në Barcelonë kishte mbaruar, fatkeqësisht – gjithmonë doja ta përfundoja karrierën time këtu”.