Një ngjarje e rëndë është shënuar në Athinë.
Mediat helene shkruajnë, se një shqiptar është qëlluar me armë zjarri brenda ambienteve të një bari. Raportohet se një person, është afruar pranë vendit ku qëndronte i ulur shqiptari dhe e ka qëlluar atë dy herë në kokë dhe një herë në zonën e barkut.
Dyshohet se në atentat janë përfshirë më shumë se një person. Shqiptarit i kishin ngritur një pritë dhe sapo e kanë pikasur, ai është qëlluar me armë zjarri.
Autori është larguar në drejtim të paditur. Ndërkohë, nga krahu tjetër, shqiptari është dërguar me ambulancë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Deri më tani nuk dihen motivet e ngjarjes së rënë dhe identiteti i shqiptarit.