Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 30-vjeçari, Davide Giuseppe Osella Ghena, pa precedent të mëparshëm penal, u mor në pyetje për më shumë se 17 orë, ku pranoi se ishte ai që kishte vrarë me tre plumba në kokë, 43-vjeçarin shqiptar.
Pas disa orësh që u mor në pyetje nga hetuesit, 30-vjeçari italian ka pranuar se ka vrarë biznesmenin shqiptar Fatmir Ara, i cili u gjet i pajetë në Mathit të Torinos më 4 shtator.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 30-vjeçari, Davide Giuseppe Osella Ghena, pa precedent të mëparshëm penal, u mor në pyetje për më shumë se 17 orë, ku pranoi se ishte ai që e kishte vrarë me tre plumba në kokë, 43-vjeçarin shqiptar.
Karabinierët italiane, pas gjetjes së trupit të shqiptarit, morën kamerat e sigurisë në zonë, duke rënë kështu në gjurmën e vrasësit të biznesmenit shqiptar.
I dyshuari e modifikoi versionin e tij disa herë, edhe kur hetuesit i sollën fakte të pakundërshtueshme. Mbetet për t’u zbardhur motivi i vrasjes. 30-vjeçari ka ndryshuar disa herë versionin e tij duke folur për motive personale, më pas për një borxh, drogë dhe në fund për një sherr të lindur nga një çështje pune.
Fatmir Ara në zonë njihej nga të gjithë si “Miri” , ai u gjet i vdekur më 4 shtator në fshatin San Carlo Canavese pranë Torinos, pasi prej 2 ditësh ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët të tij. Përveç përfshirjes së tij në trafikun e droge , Ara, disa vite më parë (2018) ishte arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg. Në atë kohë, ndaj shqiptarit ishin bërë disa denoncime nga bashkëshortja e tij për dhunë, po ashtu dyshohej se mbante armë pa leje. Ara ishte babai i 4 fëmijëve, 2 prej të cilëve nga martesa e tij e parë.