Reshjet e dendura të borës janë duke shkaktuar problematika të shumta në qarkullim në disa zona të qarkut të Shkodrës. Momentalisht aksi Qafë Thore-Theth është i pakalueshëm pasi disa orteqe bore ka rënë tek pjesa e tuneleve panoramike.
Për të parë situatën nga afër ishte prefektja e qarkut Shkodër Majlida Angoni e cila tha se firma kontraktore është duke punuar me shumë kujdes për zhbllokimin e rrugës.
Ndërsa inxhineri i firmës kontraktore tregon se situata është e rëndë dhe se është e vështirë për të ndërhyrë në pjesën e tuneleve për shkak të rëniës së vazhdueshme të orteqeve.
Në vendin e njohur Qafë Thore është bërë i mundur të hiqet orteku i parë, ndërsa situata është në varësi të reshjeve të borës të cilat sapo të pushojnë do të nisë puna për të pastruar edhe orteqet e tjera të rëna në këtë aks. Reshjet kanë sjellë vështirësi të mëdha për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës.