Grupit i PD ka zhvilluar këtë martë mbledhjen e thirrur nga kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj.
Mësohet se që në nisje të këtij takimi, ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Alibeajt.
“Përbashkimi i PD-së ka patur vështirësi por ekziston një vullnet i gjerë, si në bazë, si te deputët për të zhbërë për një periudhë të shkurter perçarjen por po ju them në këtë kontekst u shpreh publikisht se ne e pranojmë kryetarin e grupit edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra.
Duheshin bërë hapa në këtë drejtim. Por një njeri që dha doreheqjën, iku dhe pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të verteta të hidhura si dosjen ruse psh. Une e kam mohuar vetë por dolën gabim të dhënat që kisha unë.
Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnje tager Alibeaj padit PD-në në gjykatë. Padit nje proces që demokratët e kanë pranuar. Yuri kim ka bërë presion në gjykatë”, tha Berisha.
Ndërkohë, k reu i grupit të PD Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur Berishës.
“Kam shumë respekt për ju doktor. Por në cilësinë time duhet që ta apeloja vendimin e gjykatës. Unë jam Enkelejd Alibeaj dhe si bej hije askujt. E kam bere padinë dhe do e mbroj deri ne fund. S’jam vasal i askujt””, ka thënë Alibeaj.