Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj e ka nisur fushatën në Tiranë me një minutë heshtje, në nder të gazetarit Nebil Çika, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.
Në fjalën e tij hyrëse, Alibeaj u shpreh se ky është një moment feste në një kohë të vështirë.
“Kjo është një moment feste në një kohë të vështirë, megjithatë jeta ka ngritjet e saj ka dhe uljet e saj dhe unë sot do të përfitoj nga ky moment që të përkujtoj një mik, vëlla, një gazetar, publicist sic është Nebil Cika. Në kujtim të tij të mbajmë një minutë heshtje. I paharruar kujtimi i tij”, tha Alibeaj në prezantimin e Roland Bejkos si kandidat për kryetar bashkie ne Tirane.
Alibeaj në fjalën e tij sulmoi ashpër Edi Ramën, Ilir Metën dhe Sali Berishën. Sipas tij, të tre këta dinozaur të politikës së vjetër ndajnë së bashku interesa politike dhe financiare.
Sipas tij, te tre keta pre një viti e gjysmë po vazhdojne një sulm ndaj Partise Demokratike, që siç u shpreh ai është nën agresion.
“Ky është një moment reflektimi, demokratët që kanë përjetuar kohëra të vështira, i bëjmë thirrje kësaj të shkuarës tonë për të kuptuar realisht se ku jemi ç’kemi bërë dhe ku do shkojmë.
Po bëhet një vit e gjysmën që një sulm i mirëfinancuar vazhdon të zhvillohet ndaj PDSH, partisë së krijuar nga ëndrra e studenteve.
Miq e shok, sot kjo parti është nën agresion. PS me në krye një kryeministër mafioz si Edi Rama. Një pazarxhi politik si Ilir Meta, së bashki me Sali Berishën, ish kryetarin tonë, ish kryeministrin e shpallur non grata nga SHBA, si minues i demokracisë i janë futur një sulmi që nuk po njeh të ndalur dhe çdo simpatizant i saj ka qenë nën agresion të shumëfishtë. Dinozaurët e politikës së vjetër nuk e pranojnë dot që një forcë politike të jetë jashtë kontrollit të tyre.
Janë të tre bashkë, nuk vazhdojnë dot jetën politike pa njëri tjetrin. Ndajnë interesa politike dhe financiare. Edi Ramën e mbajnë në pushtet, Sali Berisha dhe Ilir Meta”, u shpreh Alibeaj.