Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka reaguar ashpër ndaj presidentit të Laçit, Pashk Laska. Ky i fundit i përmendi emrin Gjicit, në lidhje me një deklaratë që presidenti i verilindorëve kishte bërë pak javë më parë për pretendentët për titullin kampion, duke thënë se e meriton Partizani.
“Çfarë lidhje kam unë me Pashk Laskën…?!”, thotë fillimisht Gjici pasi informohet për atë që ka thënë kreu i klubit kurbinas. Më pas, ai sqaroi se nuk i intereson se cili ekip del kampion në momentin që klubi i tij ka dështuar. “As nuk më duhet fare. Emrin tim e përmend e gjithë Shqipëria, jo Laska që është i mbaruar!
LEXONI EDHE: “Teuta, Teuta kampione”, Pashk Laska i Laçit sqaron deklaratën, ka mesazh për Ramën: Po deklarata e Gjicit…
Unë atë deklaratë e kam bërë pas ndeshjes me Partizanin, jo para se të luanim ndaj tyre. Ai të shikojë punët e veta… Nuk arriti të dalë kampion me Laçin dhe tani flet në ajër. Ku e di ai se kush do të dalë kampion?! Mund të themi çfarëdo skuadre të duam, por në fund fare nuk dihet cila merr titullin, sepse nuk e vendosim ne.
Unë shikoj ekipin tim, nuk më duhet Pashku dhe të tjerët. Për mua ta fitojë kush të dojë kampionatin. Në momentin që nuk e ka marrë Kukësi titullin, as më intereson fare për të tjerët”, deklaroi presidenti i verilindorëve. /Jorgis MEMO – PANORAMASPORT.AL/
LAJMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”