Florian Binaj, aktori i “Portokallise” i njohur me rolin e “policit Kole”, ka leshuar nje mesazh te forte ndaj atyre qe po vene zjarre qellimisht ne Shqiperi. Permes profilit te tij ne Facebook, Binaj flet me indinjate deri ne mllef per keta njerez: “MJAFT!!!O ju banorë të padennë të kësaj toke që quheni dhe ju shqiptarë, mjaft i vutë flakën kodrave, maleve dhe pyjeve për të zbavitur idiotësinë tuaj…T’ju quash kafshë ju bën nder se asnjë kafshë nuk i dëmton pyjet si ju…Asnjë pushtues nuk i ka vënë zjarrin pyjeve siç po e bëni ju!
Nëse nuk doni tia dini as për pyje, as për kodra, as për florën dhe faunën(që nuk keni si ta dini) mendoni për ata zjarrfikës e punonjës të shkrete që nuk po bëjnë dot pushimet verore, nuk po rrinë me familjet e tyre dhe po rrezikojnë jetën vetëm prej çmëndurisë tuaj…MJAFT!”. /ShkodraWeb/