Komisariati i Policisë Malësi e Madhe arrestoi shtetasin E. M., 26 vjeç, banues në Bajzë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin Sh. C., 20 vjeç, banues në fshatin Kullaj, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka dhunuar një 54-vjeçare, për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Zh., 27 vjeçe, banuese në fshatin Hajmel, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.
Më datë 18.06.2024, shtetasi H. A., 21 vjeç, ka kallëzuar se në rrugën e Taraboshit, i kanë vjedhur targat e automjetit të tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
-Më datë 18.06.2024, shtetasi A. Rr., 21 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa, nëna e tij, shtetasja M. Rr., 48 vjeçe. Punohet për gjetjen e 48-vjeçares.