Komisariati i Policisë Malësi e Madhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Gjykata e Firences e akuzon për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërkohë, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për shtetasin E. L., 27 vjeç, pasi ditën e djeshme, në segmentin rrugor “Kryebushat-Mjedë”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja P. P., 24 vjeçe.